E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në Shkodër: Vota e qytetarëve do të shpërblehet

Kryeministri Berisha ka marrë pjesë sot në inagurimin e urës së re të Bunës në Shkodër. Në fjalën e tij kryeministri Berisha ka falenderuar qytetarët e Shkodrës për votëbesimin që i dhanë qeverisë në zgjedhjet lokale të 8 majit ndërsa shtoi se vota e shkodranëve do të shpërblehet.
 

“Shkodra votoi për Shqipërinë e zhvilluar. Vota e qytetarëve të Shkodrës do të shpërblehet” theksoi Berisha duke shtuar se ky qytet do të shndërrohet në kryeqëndrën e turizmit dhe ekonomisë.
 

Më tej kryeministri Berisha theksoi se ura e re e Bunës është një kryevepër e arkitekturës që Shkodra e meriton ndërsa premtoi se deri në vitin 2014 vendi do të ketë infrastrukturën më moderne.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›