E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama:Sot Shqipëria ka hapur derën për plehrat e komshinjve

Kryetari i PS-së Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetin social “Twitter” në lidhje me ligjin e mbetjeve.
 

Duke shprehur sërish kundërshtimet e tij për miratimin e ligjit një ditë më parë në Kuvend, Rama theksoi “Sot Shqipëria është si një shtëpi që ka hapur derën për të mbledhur plehrat e komshinjve. Nesër do jetë shumë vonë!”
 

Një ditë më parë Rama e ka quajtur tradhti kombëtare votimin e një ligji të tillë, për të cilin shqiptarët nuk kanë nevojë.

“Të thuash dua plehra nga jashtë është tradhëtia më e madhe kombëtare në kushtet kur vendi ka 1 milionë ton plehra rrugëve”- theksoi dje në “Twitter” Rama.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›