Rama:Test kombëtar të analfabetizmit.Libra falas
TIRANË- Kreu i PS-së Edi Rama ka akuzuar qeverinë për shkatërrim të arsimit me politikat e ndjekura deri më sot, duke shtuar numrin e të diplomuarve pa mundësi pune dhe liberalizim të arsimit të lartë duke zhdukur konkurrencën dhe meritën.
Në fjalën e tij për Programin e PS, ndalur posacërisht për arsimin Rama ka deklaruar se shifrat e braktisësve të shkollave dhe analfabetëve janë alarmante dhe sipas tij, më shumë se Shqipëria në moshën e internetit, i ngjan fort mirë këpucës të Lulit të Vocërr të Migjenit.
Do të marrim masat kundër analfabetizmit dhe braktisjes së shkollës që është e barabartë me analfabetizmin. Do bëjmë testin kombëtar të analfabetizmit për ta parë në sy të vërtetën e fenomenit dhe mbi bazën e tij të zbrapsim këtë errësirë të patolerueshëm. Faktor për këtë është shitja e librave të arsimit, por dhe rritja e mjeteve shkollore cdo vit duke ua bërë të pamundur blerjen e tyre shumë familjeve të varfra e në nevojë. Kjo nuk do të ndodhë më- tha Rama.
Sipas Ramës, qeveria ka vulosur kapitullin më të zymtë të politikës arsimore në dy dekada tranzicion. Ai kritikon liberalizimin që zhduk konkurrencën dhe meritën.
Ne nuk kemi asgjë kundër universiteteve private, madje i shohim me admirim shembujt që kanë sjellë risi dhe do jemi promotorë të vendosur të një politike stimuluese, ndryshe nga qeveria që rrit numrin pa kriter, duke krijuar gropa që thithin para nga familjet, diploma të dhëna mbi lekun e jo meritën. Ky liberalizim ka krijuar iluzionin e rremë të arsimimit 100% dhe ka rrafshuar, konkurrencën si mekanizëm i patjetërsueshëm dhe meritën si vlerë e patjetërsueshme e krijuar nga konkurrenca> Kështu mëson, smëson, nuk ka asnjë dallim për të nesërmen, në fund dallimin e bën bakshishi, tarafllëku dhe klientela- tha Rama.
Ai ka garantuar ndryshim të natyrës së punëve të arsimit, duke punuar për koalicion të fuqishëm me trupat pedagogjike dhe prindërit. Duke e filluar nga konkurrenca dhe merita, edhe mes shkollave, publike apo private, që duhet të hyjnë në sistem të ri standardesh vlerësimi. Ky sistem corganizimi i sotëm është i pabesueshëm- theksoi më tej ai.