Kapet në Itali shqiptari me 2.7 kg kokainë

Arrestohet në Parma të Italisë një 24 vjeçar shqiptar pasi u kap në flagrancë me 2.7 kilogram kokainë. Droga u gjet pas një kontrolli të ushtruar në makinën me të cilën udhëtonte i riu.
Pas sekuestrimit të lëndës narkotike, policia ushtroi kontroll në banesën e shqiptarit në Parma ku dhe gjeti 218 gramë të tjerë kokainë. 24 vjeçari, i cili mendohet te jete korrier i drogës së destinuar për tregun e Peruxhias, ndodhet tashmë në burgun e Parmës.
Atij iu sekuestruan edhe dy celularë me karta telefonike ndërkombëtare.