E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama:Transparencë për grabitjet me vendim qeverie

Kryetari i PS-së Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “Twitter” ndaj deklaratave të kryeministrit Berisha se opozita po sulmon investitorët. Duke i cilësuar deklaratat e shefi të qeverisë si sulme ndaj opozitës, Rama ka theksuar se opozita jo vetëm do të kërkojë transparencë për investimet, por do të prapësojë të gjitha aktet korruptive.
 

“KM përsëri sulm opozitës! Prapë i them: Po po, do bëjmë transparencë të plotë për grabitjet me vendim qeverie! Do i prapësojmë aktet korruptive!”- shkruan Rama.
 

Sipas tij, opozita nuk është kundër investimeve, por kundër grabitjeve të pasurisë publike me vendime qeverie! “Klientet e qeverisë ta dinë: Transparencë totale! S`jemi as kundër ndërtimit të rrugëve siç thotë marrëzisht KM! Jo, jemi kundër batërdisë korruptive me rrugët që prishen ende pa mbaruar puna!”- shkruan Rama.
 

Ai akuzon qeverinë se për 7 vjet janë dhënë para pafund për të ndërtuar rrugë e deri sot as dhe një rrugë e standarteve europiane në projektim, realizim e qëndrueshmëri.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›