E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama:Vota e 8 majit, votë e ndryshimit të vendit

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka mbërritur në Fier për të prezantuar kandidatin e “Aleancës për të Ardhmen”, kryetarin aktual Baftjar Zeqaj. Duke e cilësuar situatën në vend si të vështirë, Rama tha se vota e 8 majit do të jetë votë e ndryshimit të vendit.

Më 8 maj tha Rama nga Fieri, është koha për të vendosur lirinë si të parën, pavarësisht se ku beson, pas 8 majit do të vendoset një aksion i përbashkët për të përmirësuar jetën e çdo qytetari nga veriu në jug.

Për këtë arsye, Rama ka ftuar qytetarët e Fierit të rivotojnë kryetarin e Bashkisë së Fierit , si të vetmen rrugë që do të çojë më tej projektet për zhvillimin e Fierit. Kjo është e vetmja rrugë për të ndërtuar të ardhmen e përbashkët europiane të Fierit dhe të gjithë Shqipërisë tha Rama para simpatizantëve të Partisë Socialiste në Fier.
 

Edhe kandidati i “Aleancës për të Ardhmen” Baftjar Zeqaj ka ftuar qytetarët ta votojnë për një mandat të dytë. Zeqaj tha se do të jetë në krye të Bashkisë së Fierit, për të punuar për të ardhmen europiane të këtij qyteti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›