E Shtunë, 31 Tetor 2026

Benitez: I vetmi që mund të humbë është Çelsi

Londër - Rafa Benitez kërkon nga lojtarët e Liverpulit të mendojnë për kualifikimin gjatë transfertës së kësaj mbrëmjeje përballë Çelsit, pasi i gjithë presioni bie mbi londinezët.

Trajneri i Liverpulit është i mendimit se skuadra e tij nuk ka se çfarë të humbë, pasi një gjë të tillë mund ta bëjë vetëm kundërshtari, i cili fitoi në ndeshjen e parë 3-1.

“Në këtë sfidë nuk kemi se çfarë të humbim. I gjithë presioni është mbi kundërshtarin. Në futboll mund të ndodhë gjithçka. Duhet të besojmë dhe të mendojmë se mund të kemi sukses. Mund të shënojmë në fushën kundërshtare përballë klubeve të mëdha, dhe këtë e kemi treguar me fitoren 4-1 në ‘Old Trafford’ kundër Mançesterit”, deklaron trajneri i Liverpulit, Rafa Benitez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›