E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramadani: Shqipëria vend alarmant për dhunën ndaj gruas

Shqiptarët janë shumë kontradiktorë kur ështe fjala për dhunën ndaj gruas.Edhe pse në teori ata janë kundër dhunës, në realitet ndodh e kundërta. Sipas një sondazhi të bërë në 12 rrethe të Shqipërisë , nga Shoqata për Zhvillim, Informim dhe Barazi Gjinore , 85% e të pyeturve nuk pranojnë dhunën madje e denoncojnë atë si fenomen, por fatkeqësisht realiteti flet për të kundërten .Për 9 muajt e parë të këtij viti janë denoncuar 612 raste dhune në familje. Krahasuar me një vit me parë shifra është 3 herë më e madhe . Specialistja e problemeve gjinore Gentiana Ramadani thotë se në ditën ndërkombëtare kundër dhunës Shqipëria mbetet një vend alarmant në rastet e dhunës brënda familjes. Dhuna ndaj femrave vë në rrezik jetën ,shëndetin , integritetin psikologjik dhe lirinë e tyre . Në qërshor të vitit 2007 hyri në fuqi ligji për dënim të dhunës ndaj grave, por sipas specialisteve ky ligj ka vakume dhe praktikisht është i vështirrë zbatimi .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›