E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blank pezullon njëndeshje 23 lojtarëte Botërorit

PARIS- Trajneri i ri i Francës Loran Blank ka marrë një vendim të paprecedent në historinë e futbollit, duke pezulluar për një ndeshje të 23 futbollistët që ishin pjesë e kombëtares në kampionatin botëror të Afrikës së Jugut. Blank i ka kërkuar Federatës që për ndeshjen miqësore me Norvegjinë më 11 gusht, të mos thërrasë asnjë nga lojtarët që ishin pjesë e turpit në Kupën e Botës.
Federata bëri të ditur se ka aprovuar kërkesën e Blank, i cili ka ndëshkuar në këtë mënyrë sjelljen aspak sportive të futbollistëve francezë gjatë Botërorit. Lojtarët e kombëtares së “Gjelave” u kthyen në qesharakë gjatë turneut në Afrikën e Jugut dhe kjo jo vetëm për rezultatet. Ata bojkotuan stërvitjen për shkak të pezullimit të sulmuesit Nikolas Anelka, i cili shau rëndë trajnerin Rajmond Domenek në pushimin e ndeshjes me Meksikën.

Skandali ishte nga më të rëndët për këtë ekip kombëtar, që u vu në qendër të të gjithë shtypit botëror. Presidenti Sarkozi dërgoi në Afrikë ministren e sporteve, ndërsa në Paris u mbajt një mbledhje e veçantë qeverie. Po ashtu, trajneri Domenek dhe presidenti i Federatës Eskalet u thirrën për të dhënë shpjegime përpara Parlamentit.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›