E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrëshen, shkëmbimzjarri mes të rinjve2 të plagosur

RRëSHEN- Mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 të shtëna me armë kanë vënë në panik qytetarët e Rrëshenit. Dy grupe të rinjsh janë përplasur mes tyre, duke përdorur edhe armët.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mes të qytetit të Rrëshenit pranë komisariatit të policisë, ndërsa mësohet se dy prej të rinjve janë plagosur rëndë pas shkëmbimit të zjarrit.

Policia edhe pse në vendin e ngjarjes nuk ka mundur ende të identifikojë të rinjtë e përfshirë në sherr. Nuk dihet as identiteti i 2 të plagosurve.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›