E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama,viziton fëmijët tek spitali pediatrik

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, për nder të festës së Krishtlindjeve ka bërë dhe një apel për të dhuruar gjak për fëmijët në nevojë. Ai vizitoi fëmijët e sëmurë në spitalin pediatrik në kryeqytet ku dhe shpërndau dhurata për ta. Në fjalën e tij zoti Rama tha se është shumë e rëndësishme që të rritet ndjeshmëria që e gjithë shoqëria të gjendet pranë këtyre fëmijëve, të cilët kanë nevojë për gjak në mënyrë të vazhdueshme. Në këtë aktivitet,kryebashkiaku Edi Rama ishte i shoqëruar edhe me të rinjtë e rrjetit rinor të bashkisë së Tiranës.
Ata të cilët sollën një atmosferë shumë festive në spitalin pedriatik ishin të rinjtë e rrjetit rinor, të cilët përformuan përmes animacioneve të ndryshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›