E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni/ Greuvski: Nuk ka ndryshim të qeverisë

Kryeministri Nikolla Gruevski ka hedhur poshtë zërat se do të ketë ndryshim të shpejtë të kabinetit të tij qeveritar. "Nuk planifikohet ndryshim i qeverisë", ka theksuar në përgjigjen e shkurtër Gruevski, gjatë promovimit të sotëm të një projekti qeveritar në komunën e Gazi Babës.
Duke folur lidhur me kontestin e emrit dhe negociatat me Greqinë, kryeministri ka potencuar se nuk bëhet fjalë për negociata, por sipas tij, po kërkohet që të ndryshohet emri dhe gjuha e kombit maqedonas.
Ndërkohë, lidhur me çështjen e emrit është shprehur edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Ai tha se edhe nëse nuk zgjidhet çështja e emrit brenda gjashtë muajve, nuk do të bëhet ndonjë hata, apo lufta e tretë botërore

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›