Ramazan Bogdani dekorohet Mjeshtër i madh
Ceremonia
Vlerësohet studiuesi i etnomuzikologjisë dhe etnokoreografisë
Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Albanologjike do të organizojnë në datën 1 prill, në sallën "Aleks Buda" të Akademisë së Shkencave, një ceremoni me rastin e dhënies së dekoratës “Mjeshtër i Madh” Prof. Ramazan Bogdanit, studiues në fushën e etnomuzikologjisë dhe etnokoreografisë shqiptare. Në këtë veprimtari do të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve qëndrore të shtetit dhe të kulturës shqiptare. Vetëm pak muaj më parë, Ramazan Bogdani u shfaq para lexuesit me vëllimin e dytë të Kolanës Etnokoreografike titulluar “Etnokoreografia II”. Me rreth 640 faqe, ky libër voluminoz përfshin lëndën e pasqyruar në një hapësirë tetëvjeçare (1980-1987).
#