Ramë Vataj kryetar i PDK-së në Suharekë

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka propozuar sot Ramë Vataj, për kryetar të Degës së PDK-së në Suharekë.
Në Kuvendin Zgjedhor që ka mbajtur kjo parti në mënyrë unanime është zgjedhur Ramë Vataj, i propozuar nga nënkryetari Enver Hoxhaj, transmeton “Express”.
Në këtë Kuvend kanë marr pjesë personalitete te nivelit lokal dhe qendror të Partisë Demokratike të Kosovës.
Zgjedhjet e brendshme në këtë parti tashmë janë shtrirë nëpër të gjitha qytetet e Kosovës./Indeksonline/