E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane shperthim ne nje vile ne Qesarake

Një vilë e ndërtuar në Qesarak pranë Dajtit është hedhur në erë me tritol.  
Vila ne pronesi te shtetasit Ardian Markgjini 40 vjec, nga Laci, ende ne proces ndertimi, ishte ne shitje.  Nga shperthimi i tritolit nuk ka pasur persona  te plagosur, por vetem deme materiale, jo vetem ne objektin ku ishte vendosur tritoli por edhe dyqanet ne katin e pare te nje pallati prane saj. Policia shkoi menjehere ne vendgjarje dhe ka marre ne pyeteje pronarin e saj, kalimtare te rastit dhe po heton rreth shkaqeve dhe autoreve te vendosjes se tritolit. Sipas te dhenave te para te policise shperthimi nuk ka pasur qellim eliminimin e personave dhe nuk eshte kryer per motive pronesie. Uniformat blu vijojne hetimet, deri ne zbardhjen e plote te ngjarjes. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›