Aksident ne Lezhe- Lac 6 persona te plagosur
6 persona kane mbetur te plagosur, dy prej te cilëve fëmijë, ne një aksident qe u shenua rreth orës 19:00 ne superstradën Lezhë-Laç ne afërsi te kryqëzimit te Shenkollit. Një automjet me targa greke ku udhëtonin 4 persona ne tentative për te parakaluar ka humbur kontrollin e mjetit te tije edhe si pasoje e lagështisë ne rruge është përplasur balle për balle me një fugon 6+1 me targa AA 230 EH ku gjendeshin shoferi dhe dy pasagjere. Përplasja mes mjeteve ka qene e forte e për pasoje kane mbetur te plagosur rende Elvis Bocaj 26 vjeç nga Fushw-Kruja drejtuesi i fugonit si edhe një 10 vjeçar i cili nuk është identifikuar ende. Te plagosur ne kete aksident por pa pasoja per jeten kane mbetur edhe Arben Ziva 18 vjec nga Fushw-Kuqja e Kurbinit, Gentian Marku 28 vjeç dhe Vitore Gjoni 34 vjeçe nga Miloti si edhe një fëmijë 12 muajsh me iniciale A.M. Eksperte te policisë rrugore te mbërritur menjëherë ne vendngjarje kane ndaluar drejtuesin e autovetures me targa greke ndërsa kane nisur një hetim për te zbardhur plotësisht shkaqet e këtij aksidenti.