E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Ne 23 qershor, shqiptaret do rrezojne bllokimin e Rames Rozeta Rapushi

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha dje nga Tropoja, se ne mandatin e ardhshem, shqiptaret do te bejne te mundur qe te heqin priten e fundit te pabesise, qe Edi Rama ka vendosur perpara endrres se shqiptareve. E pranishme ne tubimin festiv me rastin e 22 vjetorit te themelimit te Partise Demokratike ne kete qytet, Topalli shprehu bindjen se me 23 qershor, shqiptaret do te rrezojne Partine Socialiste dhe bllokaden, qe sipas saj i ka vene integrimit. “Ju do ta rrezoni. Shqiptaret do ta rrezojne. Ajo eshte prita e fundit dhe fundosja e njeriut, qe tenton te pengoje endrren tone per t’u bashkuar me familjen evropiane. Une jam besimtare, une besoj se ne hyjme ne fushate elektorale me premtime te mbajtura, une besoj sepse ne kemi Sali Berishen. Une besoj se kur fiton Sali Berisha, fiton Shqiperia, fiton kombi, fitojne shqiptaret. Ne do te jemi me mire, shqiptaret do te jene me mire. Ne do te bejme Shqiperine nje vend te zhvilluar. Rrofte Tropoja! Faleminderit te gjitheve! Fitore ne 2013-en”, - u shpreh Topalli para mbeshtetesve te kesaj force politike. Duke uruar ditelindjen e PD-se ne Tropoje, Topalli permendi ate cka eshte arritur ne keto vite te qeverisjes. Sipas saj, ne keto vite Shqiperia u anetaresua ne NATO, qytetaret e saj levizin lirisht ne hapesiren shengen, dhe infrastruktura eshte permiresuar shume. “Ndodh shpesh qe ne kete rruge te veshtire te te sulmojne. Por suksesi nuk sulmohet. Suksesi vetem celebrohet dhe ne ja kemi dale. Nuk ekziston nje vend tjeter qe te kete bere nje rruge kaq te gjate ne nje kohe kaq te shkurter, sic e kane bere shqiptaret. Jemi shqiptare dhe jemi krenare”, - theksoi kryetarja e Kuvendit. Ajo shtoi se eshte per shkak te Sali Berishes, qe ky vend ka ecur, eshte per shkak te ketij burri kombi, qe ky vend eshte transformuar, eshte per shkak te tij, qe kjo parti ne 22 vite pluralizem ka 13 vite ne pushtet, qe punon, qe e konsideron mision ndryshimin. “Por ne do ta bejme 17 vjet, 21 vjet e shume te tjera qe do te punojme, sepse ne duam nje Shqiperi te zhvilluar, nje Shqiperi qe ecen perpara. Ne shkojme drejt zgjedhjeve me premtime te mbajtura, ne jemi njerez qe mbajme fjalen”, - vijoi ajo. Topalli permendi se mazhoranca brenda nje kohe te shkurter, rriti pagat dhe pensionet, rriti me 316 % rritjen e investimeve te huaja direkte, si dhe realizoi mijera kilometra e korridore te rrjetit rrugor. “A ka ndonje vend tjeter ne bote, qe te kete rritur pensionet ne fshat nga 36 dollare qe e kishte lene Partia Socialiste ne 78 dollare. Ne, mandatin e ardhshem do te mbyllim korridoret e Shqiperise. Nuk do te kete asnje dite, qe qytetaret shqiptare te mos kene mundesine te ecin me shpejtesi, vetem neper rruge moderne. Ne, mandatin e ardhshem do te cojme me lart numrin e shkollave te ndertuara dhe te rindertuara”, - siguroi Topalli.

Sesioni i ri, 3 ligjet, ne cdo seance derisa te votoje PS

Pak dite me pare, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, siguroi deputetet socialiste se tre projektligjet e kerkuara nga Komisioni Evropian per marrjen e statusit te vendit kandidat ne BE, do te jene ne cdo seance plenare, deri sa te opozita te vendose te jape votat. Topalli tha se mazhoranca, eshte e vendosur te vijoje edhe ne kete sesion te fundit parlamentar te kerkoje votat per integrimin. “Tre ligjet, presin voten e opozites dhe do te vazhdojne te jene ne rend te dites ne cdo seance plenare, derisa opozita te vendose te jape kontributin e saj, si detyrim ndaj popullit qe e ka votuar. Miratimi i 3 ligjeve nuk behet per qeverine, por per qytetaret shqiptar dhe per projektin e tyre te integrimit ne Bashkimin Evropian”, - u shpreh ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›