Ramës i kanë mbetur edhe 99 ditë për të gënjyer
Fushata e shpifjeve, trillimeve dhe gënjeshtrave të Edi Ramës nëpër Shqipëri ka hyrë në 99-të ditëshin e fundit, përpara se qytetarët t’i japin ndëshkimin final me votë. Sikundër në çdo cep të vendit, edhe në Dibër qesharaku i socialistëve gënjeu e mashtroi, mallkoi ndërtimin e rrugës së Arbrit si dhe u lut për mbylljen e vendeve të punës
Fushata e shpifjeve, trillimeve dhe gënjeshtrave të Edi Ramës nëpër Shqipëri ka hyrë në 99-të ditshin e fundit, përpara se qytetarët t’i japin ndëshkimin final me votë. Si jo rastësisht, pas “promovimit” të dy ditëve më parë nga vetë Edi Rama (me përforcimin e Saimir Tahirit), të kësaj “gjetje” të vjetër të numërimit mbrapsht, sërish dje në 99 ditshin e fundit para rikonfirmimit të të njëjtit fat (si ai i katër vjetëve më parë), kishte zgjedhur 99-ëshin Erion Veliaj për ti amplifikuar gënjeshtrën e 99-ë.
Simbolika 99 + 1 (100) e Edi Ramës, së bashku edhe me fillimin e numërimit mbrapsht, të shitura si “gjetje”, përveçse janë të vjetra, janë rikonfirmim se kreu i PS-së është në 99 ditshin e fundit të countdown-it të gënjeshtrave të tij.
Si “gjetje” të re, punën e numërimit mbrapsht Edi Rama e konsumoi katër vjet më parë, në prag të zgjedhjeve të vitit 2009, por u detyrua të rifillonte nga e para numërimin e 1460 ditëve të tjera në opozitë. Po kësaj periudhe i përket edhe “gjetja” tjetër e re, e konsumuar tashmë, e “100 arsyeve”..., ndërsa katër vjet më parë fliste për “1000 faqe, 7 drejtimet themelore dhe 100 masa”... Por edhe amplifikatorët e tij, Saimir Tahiri e Erion Veliaj, nuk është se kanë bërë ndonjë gjë më shumë, e cila krahasuar me vitin 2009 të jetë ndonjë “risi” e tyre. A nuk flisnin të dy bashkë, ose veç e veç edhe katër vjet më parë, Saimir Tahiri dhe Erion Veliaj, qoftë për Gërdecin, qoftë për buxhetin dhe papunësinë e rinisë...?! A nuk flasin, sërish katër vjet më pas, Saimir Tahiri dhe Erion Veliaj, qoftë për Gërdecin, qoftë për buxhetin dhe papunësinë e rinisë...?!
Shterpësia e tyre ka arritur kulmin, aq sa edhe gënjeshtra të reja nuk dinë të sajojnë...
Kaq dinë, kaq bëjnë. Ndërsa katër vjet më parë, gënjeshtrat e tyre “i lëshonin” në erë, duke i shitur si “program virtual”, katër vjet më pas, sërish riartikulojnë të njëjtat gënjeshtra, por duke u munduar ti shkruajnë e shesin si një “program rilindës”.
Por më tepër se sa këto simbolika që Edi Rama i shet një herë në katër vjet si “gjetje”, në këto 99 ditë të fundit para marrjes së ndëshkimit të radhës me votë, për kreun e PS-së dhe amplifikatorëve të tij, kujdes po bëhet te zhurmimi i 99 + 1 (100) gënjeshtrave të fundit.
Këtë bëri edhe dje në Dibër.
Sikundër në çdo cep të vendit, edhe në Dibër qesharaku i socialistëve gënjeu e mashtroi; mallkoi ndërtimin e rrugës së Arbrit dhe u lut për mbylljen e vendeve të punës.
Por..., përcolli edhe një mesazh, të gënjeshtërt, atë të joshjes “për atë që do të bëhet me PS-në”. Këtë mesazh “rilindjeje”, e artikuloi vetë me zë e me figurë kur tregoi atë përrallën se si rrugëve të Peshkopisë kishte takuar një demokrat “hallexhi”, që pëlqente edhe Edi Ramën. Dhe ky, Edi Rama i propozoi demokratit, si rrugëdalje nga “hallet”, bashkëngjitjen me PS-në. “Po erdhe me PS-në, të ndihmoj, ndryshe nuk ka se çfarë të të bëjë”..., ishte mesazhi “rilindës” i Edi Ramës edhe për ata që nuk votojnë atë dhe partinë e tij.
Ky ishte mesazhi joshës, i djeshëm i Edi Ramës në Dibër vetëm për ata që i bashkëngjiten PS-së, përkundër “merakut” të tij për 95 për qind të shqiptarëve.
Me pak fjalë, programi i “rilindjes” së Edi Ramës, sipas “zbërthimit” të djeshëm prej tij në Dibër, është i tipit të Arturo Ui-së, “Kush nuk është ‘pro’ meje, është ‘kundër’ meje dhe për këtë e mban përgjegjësinë vetë”...