Hoxhaj ne Tirane takon Berishen Panaritin dhe Topallin
Kryeministri Berisha priti sot në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Enver Hoxhaj dhe delegacionin që e shoqëronte, të cilët ndodhen në Tiranë për nënshkrimin e Protokollit të Sesionit të Parë të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar për Bashkëpunimin, Shqipëri-Kosovë.
Në takim u theksua rëndësia e ndërtimit mes të dy vendeve të standardeve më të mira të bashkëpunimit, që ekzistojnë sot në Bashkimin Evropian përsa i përket heqjes së barrierave doganore dhe të gjitha barrierave të tjera të bashkëpunimit ekonomik, të cilat do ti shërbejnë zhvillimit të mëtejshëm ekonomik të të dy vendeve, rritjes së shkëmbimeve tregtare e të gjithanshme në dobi të interesit më të mirë të qytetarëve të të dy vendeve, por edhe zhvillimit ekonomik të mbarë Rajonit në përgjithësi .
U theksua domosdoshmëria e shfrytëzimit të të gjitha potencialeve natyrore, minerare dhe ekonomike të Kosovës, të cilat janë një burim shumë i çmuar për zhvillimin e ekonomisë e mirëqenies së popullit të Kosovës. Duke u ndalur te integrimi euroatlantik i Republikës së Kosovës Kryeministri Berisha e Ministri Hoxhaj e vlerësuan atë si e ardhmja më e mirë e saj e qytetarëve të Kosovës duke theksuar gjithashtu rëndësinë themelore që edhe qytetarëve të Kosovës, ashtu si edhe qytetarët e vendeve të tjerë të rajonit, tu njihet sa më parë e drejta e lëvizjes së lirë çka do të sillte veçse avantazhe ekonomike, kulturore e të gjithanshme jo vetëm për ta por edhe për mbarë rajonin edhe për bashkimin evropian.
Përsa i përket dialogut mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian, zhvillimet e fundit u cilësuan si pozitive. Kryeministri Berisha theksoi se Shqipëria e ka mbështetur në vijimësi dialogun bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në takim u ripohua rëndësia e implementimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve të arritura e që do të arrihen në të ardhmen midis këtyre dy vendeve sovrane, si faktor themelor për bashkëpunimin midis të dy vendeve dhe që do ti shërbejnë jetës së përditshme të qytetarëve të tyre si edhe paqes e bashkëpunimit në rajon.
Hoxhaj takon Panaritin
Statusi dhe integriteti territorial i Kosovës janë çështje të mbyllura. Kështu deklaroi Ministri i Jashtëm Edmond Panariti, pas takimit me homologun e tij kosovar, ku mbështeti dialogun Prishtinë-Beograd.
Nga ana e tij, ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, paralajmëroi njohjen e Kosovës nga dy shtete të tjera. Sipas tij, edhe vendet e Bashkimit Europian, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, kanë nisur të ndryshojnë opinion.
Deklaratat u bënë pas nënshkrimit të një protokolli bashkëpunimi ekonomik, por jo diplomatik, pasi flitet për ne dy shtete sovrane. Te dy ministrat bënë me dije se po punohet për nënshkrimin e një memorandumi rajonal në mbështetje të projektit gazësjellës TAP. Panariti sqaroi edhe informimin e ambasadave mbi çështjen ÇEZ, duke e vleresuar si një procedurë normale dilplomatike.
Topalli pret Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj
Ecuria e bisedimeve Kosovë-Serbi, vizita e Baroneshës Ashton në Kosovë si dhe për procesi i njohjeve të reja të Pavarësisë së Kosovës, kanë qenë temë e diskutimit në takimin mes kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli dhe Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.
“Kudo ku shkoj, tha ministri Hoxhaj, shoh gjurmët tuaja të mbështetjes që keni dhënë për Kosovën dhe ju falenderoj shumë për këtë.”
Lidhur me procesin i Stabilisim Asociimit të Kosovës me BE-në zoti Hoxhaj tha se shpresojmë, që negociatat që pritet të nisin në Qershor të përfundojmë brenda pak muajsh..
Duke uruar mbylljen sa më shpej të negociatave të MSA-së por edhe ecuri sa më pozitive lidhur me liberalizimin e vizave, si dhe në dialogun Kosovë-Serbi, Kryetarja e Kuvendit theksoi se:
“Kosova po përjeton momente historike. Në momente historike duhen njerëz të guximshëm dhe vendime të forta. Kosova ka treguar maturi të madhe politike dhe jam e bindur se Shqipëria e Kosova do bashkohen në familjen e përbashkët europiane.