Meta tek Call Center Shqiperise i duhet koalicioni per punesimin

Në vazhdën e takimeve për inkurajimin e hapjeve të vendeve të reja të punës Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z.Ilir Meta, ka vizituar ditën e sotme një kompani “Call Center” në kryeqytet. Gjatë kësaj vizite Meta u shpreh se ne keto kohe te turbullta per ekonomine ne rajon, koalicioni qe i duhet Shqiperise eshte ai i punesimit.
“LSI beson se “Koalicioni për punësimin e qytetarëve” është koalicioni që i duhet Shqipërisë në këto kohë të turbullta si në Greqi ashtu edhe në Itali, në mënyrë që kriza e tyre mos të ketë vetëm efekte negative por edhe oportunitete të reja për thithjen e investimeve të huaja në vend sepse “Aleanca me bizneset” që punësojnë qytetarët, sidomos të rinjtë, është ajo që hedh themelet për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm të vendit dhe LSI është e vendosur të bëjë gjithçka për këtë mision”
Meta theksoi se pavaresisht impaktit negativ te krizes nga vendet fqinje, Greqia dhe Italia, Shqiperia duhet te shfrytezoje cdo mundesi qe mund te sjellin investimet e huaja ne aktiviteteve të tilla biznesi në vendin tone.
“Mbështetja për këto aktivitete, për këto biznese, është një domosdoshmëri që ne të rrisim në një kohë sa më të shkurtër numrin e të punësuarve, sidomos të vajzave të reja dhe të djemve të rinj, të cilët njëkohësisht kanë edhe kualifikimin apo mund ta fitojnë atë në një kohë shumë të shpejtë për të ofruar këtë shërbim. Sot janë me mijëra të punësuar në “Call Center”, kjo falë edhe krahut të lirë të punës, por edhe barrës së ulët fiskale ne vend”.
Kryetari i Levizjes Socialiste per integrim u shpreh se, per forcen qe ai drejton, punësimi i të rinjve mbetet jo vetëm prioriteti kryesor i programit ekonomik, por edhe obligimi më i madh që klasa politike ka ndaj gjeneratës së re, për të ngjallur besimin për një Shqipëri që ofron më shumë punësim, më shumë siguri dhe mirëqenie, jo vetëm për të ardhmen por edhe për të tashmen.