E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramon Kalderon: Kasano solli në Madrid prostitucionin

Sikur të mos mjaftonte kriza teknike e skuadrës, Ramon Kalderonit i prishin gjumin fantazmat e së kaluarës: Florentino Perez e Antonio Kasano. Presidenti i Real Madridit, i kontestuar fort nga tifozeria pas humbjeve ndaj Juves dhe Vajadolidit, e shikon ish-presidentin Perez (i cili këto ditë ka dalë në një foto me Zidan dhe Ronaldon) si një rival të ashpër për zgjedhjet e ardhshme. Perez e solli në Madrid edhe Antoni Kasanon. Kalderon e sulmon ashpër edhe italianin, stili i jetës së të cilit nuk i ka pëlqyer presidentit aktual. "Të shikojmë nëse Perez gjatë këtyre ditëve, thotë ai, do të dalë në fotografi me ndonjë lojtar tjetër që ka vjedhur 4 miliardë peseta, të cilat nuk ishin të tijat, por të Realit. Më pas tha se e kishte bërë për të ulur numrin e lindjeve dhe për të rritur prostitucionin. Ajo që ka bërë (Florentino) është e ndëshkueshme dhe kjo foto nuk e ndihmon".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›