E Diel, 1 Nëntor 2026

Rreziku i incidenteve, Formula 1 e re të fut frikën

Kujdes në start, mund të ndodhë gjithçka! Si kolaudatori i Ferrarit, Mark Zhene, ashtu edhe piloti i BMV-së, Robert Kubika, të impenjuar në testet e Formula 1 në Montmelo, janë të bindur për këtë. "Jam kurioz të shikoj se sa krahë të jashtëm do të fluturojnë në startin e garës së Australisë, ka thënë polaku. Janë kaq të gjata dhe prekja me makinat e tjera është e sigurt". Aerodinamika e re e BMV-së së tij nuk i pëlqen Kubikas: "Është më e bukur brenda, sesa jashtë, komenton Robert, por megjithatë është gjëja më e mirë që mund të bëhej për Formula 1. Reduktimi i ngarkesës aerodinamike ishte i rëndësishëm. Por nuk pres më shumë parakalime". Në kundërshtim me të tjerët, Kubika nuk ka provuar gjithçka nga makina. Sistemi i rikuperimit të energjisë kinetike (Kers) nuk është përdorur akoma nga Ferrari. Por, Mark Zhene i ka idetë e qarta: "Avantazhi më i madh i Kers do të ndihet në start: kush do ta përdorë, do të ketë më shumë fuqi dhe do të niset më mirë se të tjerët", ka thënë spanjolli. Zhene ka drejtuar të martën një F2008, të cilës i mungonin vetëm krahët anësorë: "Po kujdesem për funksionimin e makinës dhe tashmë kemi kuptuar shumë gjëra, të cilat do t‘i përmirësojmë për sezonin tjetër. M‘u desh të modifikoja paksa stilin tim të të garuarit, mbi të gjitha me frenat, për shkak të ngarkesës më të vogël". Mark është më optimist për sa u përket parakalimeve: "Do të ketë patjetër. Nëse nuk parakalon dot kështu, atëherë unë nuk e di se kur mund ta bësh më mirë". Në pistë ka zbritur edhe Force India. Te Ferrari thotë se prova me motorin e tyre u bë pa probleme. Ndërsa te Force India thotë se bëhet fjalë vetëm për një test për të kuptuar se në ç‘nivel është makina e sezonit të kaluar. Mbetet në dyshim se çfarë mund të përdorin në prova makinat, të cilat në bazë të rregullave të reja, duhet të jenë të revolucionuara... Çdo skuadër ka modelin e saj, por të gjithë mekanikët duhet të vishen me kostume mbrojtëse, për të evituar shkarkesat e mëdha elektrike. Pjesa më e madhe e sistemit, që rikuperon energjinë kinetike në makinat e Formula 1 është elektrike, me përjashtim të asaj mekanike të Uilliams. Nëse preket makina brenda 3 sekondave të para të funksionimit të saj, rrezikon që ajo të bëjë shkarkesë elektrike të lartë te njeriu.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›