E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lipi: Murinjo, në Itali është e vështirë

"Murinjo e ka vënë re se të punosh në Kampionatin Italian nuk është e lehtë si në pjesën tjetër të kampionateve perëndimorë". Në pritje për të zhvilluar miqësoren e mbrëmjes së djeshme kundër Greqisë, trajneri i Kombëtares së Italisë, Marçelo Lipi, i komenton kështu deklaratat e trajnerit portugez të Interit, i cili në ditët e kaluara në Koverçano, pikërisht duke iu përgjigjur një pyetjeje të teknikut të axurrëve, e ka gjykuar futbollin italian jo të bukur dhe prandaj është një prodhim i vështirë për t‘u shitur jashtë vendit. "Kampionati Italian mund të mos jetë më i bukur në aspektin spektakolar, ka thënë në një prononcim të djeshëm trajneri Marçelo Lipi, por sigurisht është kampionati më i vështirë nga të gjithë. Mbi të gjitha nuk është e lehtë të punosh dhe Murinjo e ka vënë re këtë". Por Lipi nuk do të jetë i vetmi që i kundërpërgjigjet Murinjos.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›