E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramos: Ronaldo më i miri në botë

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka deklaruar se Cristiano Ronaldo është “lojtari më i mirë në botë”, pas hat-trickut të shënuar në derbin e mbrëmshëm ndaj Atletico Madrid.

“Skuadra është e fuqishme, e kënaqur dhe plot energji... do të ishte turp të lejojmë titullin të na ikë nga duart pas mundit të madh dhe sakrificave që kemi bërë gjithë sezonin”.

“Ne nuk mendojmë se Barcelona do të humbasë më shumë pikë, por ne varemi nga loja jonë dhe mbulesa prej katër pikësh na lejon ne të vazhdojmë ta ruajmë punën e mirë”.

“Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë. Ne jemi me fat që stërvitemi me të çdo ditë dhe që e kemi atë në mesin tonë”, ka deklaruar Ramos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›