E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramos kërkohet në Angli dhe Itali

Nga Express më 27 shkurt 2011 në ora 16:14

Mbrojtësi i djathtë i Real Madridit, Sergio Ramos kërkohet nga disa klube nga Anglia dhe Italia ka bërë të ditur vëllai dhe menaxheri i tij, Rene.

Ramos ka qenë në bisedime me Realin rreth vazhdimit të kontratës deri më 2017 por ende nuk ka arritur marrëveshje. Ndërkohë, ka filluar të shfaqet interesimi nga klube të ndryshme evropiane.

“Disa prej klubeve më mëdha nga Anglia dhe Italia kanë shprehur interesim për Sergion. Ne presim të zhvillojmë një takim të ri me klubin në muajt e ardhshëm për të sqaruar të ardhmen e tij”, tha Rene.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›