Mesi nis stërvitjen me Barcelonën
Futbollisti i Barcelonës, Lionel Mesi, ka nisur sot stërvitjet dhe do të jetë i gatshëm që të dielën të luajë në takimin e Superkupës kundër Real Madridit. Stërvitje kanë filluar edhe argjentinasi Havier Maskerano dhe kiliani Aleksis Sançez, lojtarët e vetëm që kanë ardhur gjatë afatit kalimtar.
Tre jugamerikanët qëndruan pushimin pasi kishin luajtur në korrik në Kupën Amerika. Barcelona njoftoi se Dani Alves është ende në Brazil.
Ndeshja e kthimit të Superkupës së Spanjës në futboll do të zhvillohet më 17 gusht. Barcelona katër ditë më vonë do të nisë garën për titullin e katërt radhazi në kampionat, ku në javën e parë do të takohet me Malagën.