Rasti i ri për Mutun

Nga Express më 03 shkurt 2011 në ora 19:39
Pronari i Fiorentinës, Andrea Della Valle, ka bërë të ditur se Adrian Mutu do të ketë rast të ri për të luajtur, pavarësisht problemeve me klubin gjatë muajit të kaluar.
Mutu i lëshoi stërvitjet pa leje pasi menaxheri i tij e kishte njoftuar se bisedimet rreth të ardhmes së tij në klub nuk kishin shkuar mirë. Fiorentina kërkoi që rasti të zgjidhet para një paneli arbitrar dhe në ndërkohë ka lënë yllin rumun jashtë ekipit.
Por, Della Valle është shprehur i hapur për rikthimin e Mutus. “Është çështje e ditëve. Ai do të kthehet së shpejti”, tha Della Valle.