Çekia do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën
Prishtinë - Karel Schwarzenberg, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Çeke, kryesueses aktuale të Bashkimit Evropian, i ka dërguar një letër ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Skender Hyseni. Letrën në fjalë, kryesuesi i radhës së BE-së, ia ka shkruar ministrit Hyseni në përgjigje të urimit që ky i fundit ia kishte bërë me rastin e marrjes nga Republika Çeke, të kryesisë së Bashkimit Evropian. Në letër theksohet se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është një nga prioritetet e politikës së jashtme çeke gjatë kryesimit të BE-së.
Në letrën e tij, ministri i Jashtëm çek, Karel Schëarzenberg e ka siguruar ministrin Hyseni se, Republika Çeke synon të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në procesin e ndërtimit të shtetit demokratik dhe multietnik. Po ashtu, ai ka ofruar përkrahje edhe për zhvillimin e perspektivës evropiane të Kosovës, e cila është shumë e rëndësishme për vetë popullin e Kosovës si dhe për sigurinë e stabilitetin në të gjithë rajonin.
“Shpresoj se bashkëpunimi dhe përpjekjet e përbashkëta gjatë periudhës në vijim, do të japin rezultate pozitive”, shkruhet mes të tjerash në letrën e kryesuesit të radhës së BE-së, ministrit të jashtëm çek, Karel Schwarzenberg, dërguar ministrit Hyseni.