E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin përgatitjet për festën e pavarësisë

Prishtinë - Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe Teknologjisë dhe Drejtorit Komunale të Arsimit (DKA) në Kosovë i kanë filluar përgatitjet për festimin të ditës së pavarësisë së Kosovës. Ditën e hënë më 16 shkurt 2009 ora e pare e mësimit do t’i kushtohet historikut të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Kurse nga ora 12:00 do të shfaqen programe kulturo-artistike të përgatitura nga nxënësit, brenda shkollave. Ndërkaq ditën e pavarësisë, më 17 shkurt 2009 të gjithë nxënësit, të veshur me pelerinë e cila simbolizon Flamurin e Republikës së Kosovës, do të defilojnë qendrave të qyteteve të Kosovës.

Për Start nga Prishtina, Hajdin ISLAMI

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›