E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dënohet zyrtarja e Prishtinës që mungoi në punë

Protagonistja e një videoje të incizuar në komunën e Prishtinës prej një qytetari është dënuar dyfish prej Komunës së Prishtinës.

Në këtë video, zyrtarja shihej se ishte në një zyrë të kolegëve të saj ku po pinte cigare dhe mungonte në vendin e saj të punës ku kishte radhë të gjata që prisnin për shërbimin e saj.

Pas publikimit të kësaj videoje në emisionin Interaktiv, Komuna e Prishtinës rastin e saj e ka dërguar në Komision Disiplinor. KTV ka raportuar se ajo është dënuar me heqjen e mëditjes po ashtu me 50 euro gjobë për shkak të pirjes së duhanit në ambiente ku ishte e ndaluar./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›