E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçiq (dez)informon ambasadorët e pesë shteteve të BE-së

Kryeministri serb Ivica Daçiq ka takuar sot ambasadorët e pesë vendeve anëtare të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën (Spanjës, Greqisë, Qipros, Rumanisë dhe Sllovakisë), për t’iu thënë atyre se “Serbia po bën përpjekje maksimale që në dialog me Prishtinën të arrihet zgjidhje e qëndrueshme, por që tash për tash pala tjetër nuk po tregon gatishmëri për arritje të kompromisit”.

“Serbia ka strategji të qartë, të formuluar në Platformën dhe vendimet e parlamentit dhe sinqerisht duam zgjidhje të drejtë e të qëndrueshme, e cila do t’iu mundësojë ekzistencën serbëve në Kosovë dhe të sigurojë paqe të përhershme në rajon”, ka thënë Daçiq, transmeton agjencia Fonet.

Ai ka vlerësuar se për zgjidhjen e problemit të Kosovës me rëndësi të jashtëzakonshme është mbështetja që Serbisë i ofrojnë Spanja, Greqia, Qipro, Rumania dhe Sllovakia, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, njoftoi zyra për medie e kryeministrit serb./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›