E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen dy të dyshuar për një vrasje në Doblibare

Policia rajonale e Pejës njoftoi sot se janë arrestuar dy të dushuar për vrasjen e një femre një ditë më parë në Gjakovë.

“Më 28 shkurt, rreth orës 09:40, policia në Gjakovë është njoftuar nga Emergjenca e spitalit se një viktimë femër kishte pësuar lëndime të rënda trupore nga arma e zjarrit.

Njësitet patrulluese menjëherë janë përgjigjur ndaj këtij njoftimi dhe në janë angazhuar edhe njësite përkatëse hetimore në nivel rajonal si dhe prokurori në Gjakovë, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Doblibare - komuna e Gjakovës”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së policisë rajonale në Pejë.

Sipas rreshterit, Xhevat Ibraj, viktima e sulmit me armë zjarri, P. L (1975, shtetase e Kosovës), për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar për në QKUK në Prishtinë, ku është konfirmuar vdekja e saj.

Pas mbledhjes së provave dhe dëshmive në vendin e ngjarjes, si dhe ekzaminimeve tjera, policia ka arrestuar dy të dyshuar, shtetas të Kosovës, lidhur me rastin.

Personave të arrestuar iu është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, kurse trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›