Brazili mban Ronaldinhon

Nga Express më 22 shtator 2011 në ora 19:39
Selektori i Brazilit, Mano Menezes, ka mbajtur në ekip Ronaldinhon për tri ndeshjet e ardhshme miqësore, ndërsa ka lënë jashtë të rinjtë Leandro Damiao dhe Alexandre Pato për shkak të lëndimeve.
Sulmuesi i talentuar Neymar është po ashtu në ekip për ndeshjet e ardhshme kundër Argjentinës të mërkurën, Kosta Rikës më 7 tetor dhe Meksikës katër ditë më vonë.
Ronaldinho u kthye në Kombëtare në gusht, për herë të parë pas gati një viti mungese falë paraqitjeve të mira me Flamengon.