E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cech është OK

Nga Express më 22 shtator 2011 në ora 19:00

Andre Villas-Boas ka dhënë lajme pozitive rreth gjendjes fizike të Petr Cechut, pasi portieri i Chelseas u dërgua në spital gjatë fitores ndaj Fulhamit në Carling Cup të mërkurën.

Cech ishte kontrolluar nga mjekët pas rrëzimit si rezultat i një përplasjeje me sulmuesin e Fulhamit Orlando Sa, që detyroi zëvendësimin e tij me Ross Turnbull.

“Petr është dërguar në spital për kontroll, por është në rregull. Ai ndjente marramendje në fund të pjesës së parë dhe ne vendosëm të mos rrezikojmë. Pres që ai të jetë gati të shtunën”, tha Villas-Boas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›