Keita mungon për dy javë

Seydou Keita do të qëndrojë jashtë fushës për dy javë, për shkak të një lëndimi që pësoi gjatë finales së Kampionatit botëror të klubeve kundër Estudiantes.
Sipas të përditshmes sportive spanjolle Marca, stafi mjekësor i gjigantit katalan te Keita ka vërejtur çarje në një muskul të këmbës së majtë dhe ai duhet të qëndrojë jashtë fushës për një kohë deri në 15 ditë.
Reprezentuesi i Malit ishte zëvendësuar në fund të pjesës së parë nga Pedro, i cili shënoi golin e barazimit në fitoren e Barcelonës, 2-1.