Mourinjo: Ndeshja me Dinamo Kievin nuk është vendimtare
Receta për të mundur Dinamon e Kievit është ta përballosh ndeshjen me gëzim. Ky është sekreti i Hoze Mourinjos. “Për të përgatitur sa më mirë një ndeshje nuk mjafton të pushosh, por duhet të jesh i lumtur dhe të vish pas një fitoreje. Prandaj fitorja me Xhenovan ishte e rëndësishme. Megjithatë, ajo e nesërmja nuk është një ndeshje vendimtare”, tha portugezi.
Më tej ai foli edhe në lidhje me formacionin që do të hedhë në fushë. Eto dhe Kambiaso janë ende në dyshim, por gatë orëve të fundit ka rilindur mundësia për një rikthim të Militos.
“Për Etonë dhe Militon duhet të presim, kurse Tiago Mota nuk do të jetë. Nuk e di, Eto dhe Kambiaso nuk u stërvitën të dielën, por kemi parë disa mundësi për Militon. Kurse për Motën nuk dua të rrezikoj në një repart ku kemi shumë alternativa. Ndryshë qëndron puna me Diegon, pasi nuk kemi shumë mundësi në sulm dhe nëse do të ketë sadopak mundësi, do ta shfrytëzojmë”, sqaroi “I veçanti”.
Numri një i pankinës zikaltër vlerëson maksimalisht kundërshtarin e nesërm: “Dinamoja është një skuadër që ka gjithçka. Ka një strukturë fizike mbresëlënëse, lojtarë të shkëlqyer, një organizim të përkryer, sepse ka një trajner cilësor. Përpara janë dy sulmuesit më të mirë në Ukrainë, Milevski dhe Shevçenko, që është golashënuesi i dytë më i mirë në Ligën e kampionëve pas Raulit”.
Në fund, Mourinjo flet edhe për merkaton: “Nëse klubi dëshiron të bëjë një sforco për të marrë një lojtar me karakteristika që mua më pëlqejnë, dakord. Por unë nuk kam guximin për t’i kërkuar asgjë, jam i kënaqur me atë që klubi më ka dhënë. Pandev? Unë nuk e kam kërkuar. Jam gati të përfundoj sezonin me lojtarët që kam në dispozicion dhe falenderoj drejtuesit për skuadrën që kam”.