Rapolder: Skela i vetëm nuk mjafton
Pas blerjes së Ervin Skelës vetëm pak ditë më parë, tashmë Tus Kolbenzit i është kërkuar nga tifozët e tij që të bëjë kthesën në Bundesligën 2, ku në këto javë të parë të sezonit ka pasur një ecuri jo të mirë. Ekipi duhet të dalë nga fundi i tabelës, i cili të çon në ligën e tretë gjermane. Në nëntë ndeshjet e para, kjo skuadër ka mundur të grumbullojë vetëm 6 pikë. Edhe në ndeshjen e fundit ndaj Rot Vajs Ahlen, Koblenz nuk mund të merrte më shumë se një barazim. Tashmë objektivi i tyre në këtë sezon me shumë gjasa do të jetë mbijetesa. Trajneri beson se ky synim do të arrihet. Ai paralajmëron se jo gjithçka duhet pritur nga një lojtar i vetëm, Skela. "Tani jemi më stabël, por duhet të jemi më të përqendruar gjatë 90 minutave, shprehet Rapolder. Skela ka bërë një paraqitje të mirë ndaj Ahlenit. "Shokët e skuadrës më kanë pasuar shumë topa, kjo ma bën punën më të lehtë", nënvizon blerja më e re. Trajneri Rapolder thekson se "ardhja e shqiptarit ka dhënë më shumë siguri në mesfushë, por Skela i vetëm nuk mjafton.
A. M.
A. M.