Vera e nxehtë e Marokut, ku veli fsheh dhe zbulon
Këto që po shkruaj i kam parë këtë verë në Marok, në një plazh të mrekullueshëm me rërë të bardhë e të nxehtë dhe detin blu. Në këtë vend ka pllakosur heshtja. Ndihet vetëm zhurma e dallgëve që përplasen në breg. Ndërsa hedh një vështrim të shpejtë, më bien në sy disa plazhistë të lagur dhe një grup sportistësh që vrapojnë. Plazhi është tepër i pastër. Papritur vështrimi im tërhiqet nga një çift të rinjsh që po bëhet gati të hyjë në ujë. Burri ka veshur një kostum me mëngë të gjata, në kokë ka vënë kapele, ndërsa në qafë mban varur aparatin fotografik. Gruaja ka veshur një këmishë nate të kaltër, aq të tejdukshme sa i dallohen të gjitha format. Futet në det, zhytet e gjitha dhe kur del duket si një sirenë transparente. Burri e fotografon, i kërkon të zhytet sërish. Gruaja ndalon dhe kthehet përballë tij, e sigurisht përballë meje. Ka një gjoks të mrekullueshëm. Dallohen qartë gjinjtë nga thithkat e zeza. Poshtë këmishës së natës ka veshur një palë mbathje të bardha pambuku. Burri është tepër i angazhuar duke e fotografuar, ndërsa unë admiroj atë bukuri të sapodalë nga deti me këmishën e lagur mbi trup. Burri kthehet përballë meje dhe ç`të shoh, mjekrën e ka të gjatë deri në mes të gjoksit. Sipas rregullave të vendit, gruaja nuk duhet të shihet nga burrat e tjerë. Kthehet pas dhe më hedh një vështrim të shpejtë kërcënues. Gruaja vazhdon të lozë me ujin. Është e mrekullueshme. Burri lëshohet menjëherë pas saj dhe e mbulon me një peshqir të madh. Sa keq! Ky ishte fundi i spektaklit, fundi i filmit erotik.
Vazhdoj shëtitjen time, ndërsa kujtoj atë sirenë që luante me ujin. Pak më tutje, një grup vajzash të reja, të gjitha të veshura, zhyten në ujë. Janë vetëm, të pashoqëruara nga burrat. Luajnë me njëra-tjetrën, dëfrehen, rrotullohen në rërë, zhyten në ujë dhe dalin duke qeshur. Fakti që nuk janë me kostume banje duket se nuk i shqetëson shumë. Dalin nga uji si "anije të lodhura", ulen në rërë dhe presin të thahen. Pranë tyre ka zënë vend një familje emigrantësh. Babai ngul çadrën në rërë dhe shtrihet nën hijen e saj. Po lexon një gazetë në gjuhën arabe. Gruaja kujdeset për fëmijët: dy vajza të rritura dhe tre të vogla. E madhja ka veshur kostum banje, ndërsa të tjerat nuk zhvishen. Flasin gjermanisht. Nuk kuptoj asnjë fjalë, por shoh që janë shumë të gëzuara. Luajnë me top me një rrjetë imagjinare. Babai nuk flet, ndërsa nëna po përgatit drekën dhe shkëmben ndonjë fjalë tek∑tuk arabisht me të shoqin. Tri vajzat e vogla bëjnë banjo dielli, luajnë, bërtasin, argëtohen. Nuk mund të thuash se dy motrat e veshura ndihen keq dhe në siklet.
Ndërkohë bëhem gati të shkoj në postë për të marrë një pako. E urrej atë vend. Bën shumë nxehtë. Vihem në radhë dhe pres. Dikush më thërret dhe më thotë: "Eja këtu, sepse do të mbarosh punë më shpejt". E pyes pse, dhe ai më përgjigjet: "Te ky sporteli është një motër myslimane. Është më serioze dhe më e shkathët. Tjetra përtyp gjithë ditën çamçakëz dhe ka shumë llafe". Më kishin thënë që gjithmonë fundamentalistët përpiqen të jenë seriozë dhe fjalëpakë. Është një mënyrë shërbimi për partinë që i përfaqëson.
Në Tangeri ulem në lokalin "Café de Paris". Jam nën shoqërinë e një miku spanjoll. Ai më pyet se përse kam zgjedhur këtë lokal dhe unë i përgjigjem: "Sepse është një vend i mrekullueshëm për të soditur". Të gjithë kalojnë aty. Zakonisht, kur ulem këtu numëroj të gjitha femrat që janë të mbuluara dhe të pambuluara. Pas 40 minutash i japim fund numërimit: femrat me vel kryesojnë. Pra kjo do të thotë se të gjitha gratë e mbuluara janë fundamentaliste? Jo. Është moda në tregun e veshmbathjeve për femra, në të gjitha dyqanet që shiten perçe me ngjyra dhe madhësi të ndryshme. Në vitrina manekinët janë të zhveshur, por kokën e kanë të mbuluara me perçe elegante.
Në Tangeri kam parë shumë zezakë të veshur shik, që ecin rrugëve të qytetit. Mesa duket nuk janë nga ata klandestinë që ndiqen nga policia. Këta persona janë shfaqur në skenën e një filmi, i cili zhvillohet në Afrikë, dhe protagonist është aktori Leonardo di Caprio. Kanë ngritur një treg afrikan para teatrit "Cervantes", i rrënuar prej 50 vjetësh. Aty xhirohet edhe filmi. Në mbrëmje pashë Di Caprio∑n të darkonte me të ëmën në restorantin "Mirage". Komunikonin gjermanisht.
Është dita e parë e Ramazanit dhe pamja e qytetit ka ndryshuar. Rrugët janë pothuajse të zbrazura deri në orën dhjetë të mëngjesit. Të gjithë njerëzit agjërojnë. Është e paimagjinueshme që një maroken mysliman të dalë nga shtëpia duke pirë cigare, apo duke ngrënë diçka. Ligji e ndalon këtë gjë dhe njerëzit nuk do ta lejonin. Qyteti fillon të gjallërohet gjatë pasdites, menjëherë pas lutjes së mesditës. Pas perëndimit të diellit, njerëzit fillojnë të dalin dhe vrapojnë në të gjitha drejtimet. Të qëndrosh pa ngrënë, pa pirë, pa tymosur dhe pa pasur marrëdhënie seksuale, është e sigurt se të ndryshon mënyrën e të jetuarit, madje jam i sigurt se kjo gjë i bën njerëzit edhe më gjaknxehtë. Bota perëndimore është larg sensit shpirtëror të agjërimit, që nga islami konsiderohet një moment përqendrimi, meditimi dhe lutjeje. Pas mbarimit të Ramazanit, njerëzit hanë shumë dhe shpejt. Mbrëmja është momenti më simpatik i Ramazanit. Njerëzit janë të qetë, takohen dhe argëtohen deri në të gdhirë, që është edhe momenti kyç kur fillon agjërimi. Nga ora tetë, deri në dhjetë të darkës, xhamitë mbushen plot me besimtarë, të cilët dëgjojnë teologët që flasin për islamin dhe jetën. Këto seanca, të quajtura "tarawihe", janë në fakt leksione më të zgjeruara predikimesh. Gjatë muajit të Ramazanit, shumë myslimanë shkojnë në Mekë. Këtë vit, rreziku i gripit nuk pati asnjë ndikim tek ata që kishin planifikuar ta bënin atë udhëtim. Pronarët e hoteleve dhe operatorët turistikë janë shumë të mërzitur: këtë vit Ramazani filloi më 21 gusht; vitin e ardhshëm do të fillojë më 8 gusht, pas dy vitesh më 28 korrik… Problem është se biznesi do të kërcënohet për pesë vjet me radhë. Gjithsesi, besimi është më i fortë se tregu!