E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplasje per unazen banoret konfrontohen me policine

Per rreth gati 30 minuta  banorë, dhe pronarë të ligjshëm të tokave në krah  të Liqenit Artificial janë konfrontuar me policinë e cila kishte shkuar në atë zonë në ndihmë të firmës që po punon për Unazen e Madhe te Tiranës.

Pronarët e ligjshëm kërkojnë pezullimin e punimeve dhe hyrjen në negociata me autorietet për dëmshpërblim ndersa shprehen se nuk janë kundër ndërtimit të kësaj rruge, por shtojnë se siperfaqja e cila do te preket kërkon kompensim.

Ndërtimi i Unazës së madhe në Tiranë prek dhe një pjesë të Kopshtit Botanik, për të cilën pak dite me pare ministri Olldashi e argumentoi me faktin se devijimi eshte bere per shkak te lejeve te ndertimit te dhena nga Bashkia e kryeqytetit.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›