Ministri i Jashtem i Luksemburgut sot në Tiranë
Me ftesë të ministrit të Jashtëm Lulëzim Basha, vjen sot në Tiranë ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jean Asselborn. Gjatë qëndrimit të tij dy ditor ai do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të vendit.
TIRANE- Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn do të vizitojë sot Tiranën. Me ftesë të ministrit të Jashtëm shqiptar Lulzim, kryediplomati i Luksemburgut, Jean Asselborn, gjatë qëndrimit dy ditor në Shqipëri pritet të zhvillojë takime të veçanta edhe me autoritetet më të larta të vendit.
Asselborn do të mbërrijë sot pasdite në aeroportin e Rinasit, ndërsa nesër paradite do të pritet nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë Lulëzim Basha dhe më pas do të zhvillohet dhe një konferencë e përbashkët për shtyp. Në mesditën e së enjtes ministri i Jashtëm i Luksemburgut do të pritet nga presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi.
Më pas do të zhvillojë takime të veçanta me kryeministrin Sali Berisha Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryetarin e Bashkisë, Z. Edi Rama. Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri Jean Asselborn do të vizitojë edhe Muzeun Kombëtar si dhe muzeun “Gjergj Kastriot Skënderbeu”
(s.g/BalkanWeb)