E Diel, 1 Nëntor 2026

Raportet, kush janë miqtë besnikë në jetën e femrave



Miku juaj besnik është i ndjeshëm dhe i kujdesshëm. Njeri që mund ta gjeni pranë sa herë të keni nevojë për të, në veçanti, sa herë t’ju zhgënjej jeta. Dëshiron të martohet me ju, por është i turpshëm për t’jua ofruar një gjë të tillë. Edhe pse ju ndoshta e dini këtë, e vazhdoni miqësinë me të, pasi edhe juve ju pëlqen dhe ju kënaq në veçanti vëmendja dhe kujdesi i jashtëzakonshëm i tij. Vetëm pijet alkoolike mund t’ju sjellin deri te rreziku që të hyni në marrëdhënie seksuale me të, sepse ka diçka që ju e pëlqeni tek ai. Pse jo, nëse nuk jeni të dashuruar gjetiu, një mik aq besnik mund t’ju bëhet të nesërmen po ashtu dashnor besnik dhe mik i vërtet i jetës.
Miku intelektual
Përderisa meshkujt e tjerë llomotisin, miku i juaj intelektual ju dëgjon me vëmendje, ju kupton madje edhe ju përgjigjet me fjali të tëra. E çmon bisedën e mirë. Disa vargje të Gabriel G.Lorkës, në kombinim me venën e zezë mund t’i rrënojnë barrierat e imagjinuara dhe t’ju vendosin në kraharorin e tij. Ai është i mirë për gjëra shpirtërore, por jo edhe për ato fizike. Mund të ndodh të keni një kontakt të varfër trupor dhe të nesërmen një analizë të pakëndshme.
Miku tërheqës
Edhe pse duket se është i vetmuar, gjithnjë në dispozicion ai ka një apo dy mikesha. Më së shpeshti mund ta gjeni në palestra. Femrat e tjera e kanë zili dhe shumë nga ato kanë dëshirë të flenë me të. Aq atraktiv duket sa që dëshironi ta hani. Dhe nëse nuk e përmbushni “oreksin” tuaj diku tjetër, me siguri do t’ju zbardh ndonjë mëngjes në shtratin e tij. Nëse dëshironi të jeni vetëm njëra nga ato në numër, pse jo, kënaquni me të?
Miku për shëtitje
Është i gjallë, gjithnjë i gatshëm për netë madhështore, dhe ajo që është më e rëndësishme, ai ju bën të qeshni. Nëse jeni femër që ajo të cilën dëshironi është qeshja, atëherë një mashkull i tillë është “copë” fantastike për ju. Rreziku që të ndodheni në shtratin e tij qëndron pranë jush, sepse me të kaloni më së shumti kohë në argëtime. Prandaj një gjë e tillë është vetëm pyetje e kohës! Nëse vlen ta humbni një mik për shëtitjet tuaja vetëm për shkak të seksit për një natë, pse jo, kënaquni.
Miku i punës

Keni shumë gjëra të përbashkëta, madje që të dyve shefi ju shikon me nerva. Për dallim nga partneri juaj, nuk ju kundërshton kur flisni apo mendoni për punë. Madje edhe ju bashkëngjitet në bisedë profesionale. Këtu rreziku për seks është shumë i madh. Mos dilni me të pas orarit të punës, mos shkoni në festa dhe vende tjera për t’u argëtuar. Pse duhet të mbani distancë? Ngaqë mund të ndodhë që pasi të zgjoheni nga shtrati i tij, dhe të hënën e ardhshme të lajmëroheni në punë, duhet të shtireni sikur asgjë nuk ka ndodhur! Ai me siguri, ashtu do të veproj.

10 mizoritë e femrave ndaj meshkujve

Të mos përgjigjesh në telefon
Pjesa më e madhe e meshkujve gëzohen shumë kur arrijnë të marrin numrin e telefonit të një femre. Por problemi është se shumë prej tyre e japin gabim ose nuk përgjigjen fare.
Ta shfrytëzosh atë për të pirë falas
Disa femra përdorin këtë strategji edhe për të njohur më mirë mikun e ri, madje flirtojnë dhe bëjnë sikur e pëlqejnë atë, por më vonë, pasi kanë marrë atë që duan, zhduken.
Ta përdorësh mashkullin si objekt
Është pikërisht rasti për të thënë burri është një objekt në kuptimin e plotë të fjalës. Ka disa nga ato femra, të cilat rrinë me dikë deri sa të gjejnë një njeri të hajrit, ashtu siç e duan ato dhe e zëvendësojnë.
Ta manipulosh mashkullin emocionalisht
Një mashkull nuk pëlqen ta shikojë një femër duke qarë, shumë e dinë këtë dhe e shfrytëzojnë këtë dobësi për arsye personale. Prandaj mashkulli e beson për të mos i parë më lotët në sytë e saj.
Të përdorësh dhunë fizike
Mund të duket e çuditshme, por nuk janë vetëm burrat që ngrenë duart. Disa femra e ndjejnë se e kanë këtë të drejtë, për të bërë me mashkullin çfarë të duan, pa u ndjerë as në faj, për faktin që kanë ngritur dorë mbi ta.
Ta kritikosh në ambiente publike
Askush nuk është perfekt, kjo dihet. Por kjo për disa femra përdoret për të goditur dobësitë e mashkullit. Madje, disa prej femrave e shohin këtë veprim si diçka shumë argëtuese.
Të mos i tregosh atij që të vardiset se “je e zënë”
Shumë femra, kur ngacmohen nga një djalë nuk i tregojnë se janë të “zëna” nga ana sentimentale. Kështu që e bëjnë simpatizantin të besojë që mund të ketë shpresa, por në fakt nuk ka asnjë. Në këtë mënyrë ato ndihen mirë dhe në qendër të vëmendjes.
Ta bëni t’ju lutet për seks
Për burrin seksi është shumë i rëndësishëm si ajri që thith dhe femrat në përgjithësi e dinë këtë. Por, për ta ndëshkuar burrin, gratë mundohen ta shmangin atë. Në këtë mënyrë mund ta përdorin atë, për të arritur diçka.
Ta vësh në prove me shantazhe
Ai është gati për të dalë me miqtë e tij ose për të luajtur në finalen e futbollit...ajo i telefonon në momentin e fundit dhe i kërkon që ta kalojë natën me të. Nuk ka asnjë arsye të veçantë: do vetëm të jetë paksa me të. E gjithë kjo, se e di që ai ka një projekt, por nëse e do vërtetë, ai duhet t’ia tregoj asaj tani. Dhe nëse nuk bie në kurthin e saj, dihet se pastaj do t’i kaloj të gjitha netët vetëm.
Ta bësh xheloz
Gratë dinë ta bëjnë shumë mirë xheloz burrin e tyre. Motivet mund të jenë të ndryshme. Sido që të jetë motivi, nëse ato flirtojnë me një burrë tjetër, tregon se ato janë të këqija dhe të papjekura.

27 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›