E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi, një trup i mirë femëror është si drogë për trurin e mashkullit



Të shohë një femër me forma të bukura trupore, me ije të gjera dhe bel të hollë, për një mashkull do të ishte si të pinte alkool apo të merrte drogë, bën të ditur një studim. Këto rezultate të reja mund të ndihmojnë për të shpjeguar interesimin e meshkujve ndaj pornografisë, shtojnë shkencëtarët. Pamjet e një trupi të bukur të femrës, truri i mashkullit e pranon si një formë shpërblimi, që është shumë e ngjashme me konsumimin e alkoolit apo drogës nga alkoolistët apo narkomanët, ndërsa në këtë mënyrë mund të shpjegohet fakti pse shumica e meshkujve ndjekin pornografi.

Studimi
Femrat me hije të rrumbullakosura, tek meshkujt përcjellim mesazhin e pjellorisë dhe të shëndetit të mirë. Në kultura dhe kohë të ndryshme meshkujt janë joshur nga figura të tilla femërore seksi pa e kuptuar kurrë shkakun se cila ishte arsyeja e mirfilltë. Për të shqyrtuar shkaqet e kësaj sjelljeje, studiuesit morën 14 meshkuj me moshë mesatare 25 vjeç dhe u pyetën se sa tërheqëse u dukeshin femrat në fotografitë që u ishin dhënë të shihnin. Disa prej tyre, ato me vithe më të rrumbullakosura u ishin nënshtruar operacioneve estetike për të ndryshuar trupin e tyre. Këto operacione nuk kishin reduktuar peshën, por thjesht kishin përmirësuar disa nga zonat problematike duke përdorur edhe botoks. Sondazhi për meshkujt rezultoi se sapo ata panë trupin e femrave që u ishin nënshtruar kirurgjisë estetike, u aktivizuan të njëjtat zona të trurit që janë përgjegjëse edhe për alkoolin dhe drogën.
Faktet
Nuk duket i çuditshëm fakti që meshkujt reagojnë ndaj trupave të bukur femërorë. “Hugh Hefner mund të na kanë thënë se sa zero ka pas shumës së llogarisë së tij bankare” shprehet studiuesi Stiven Platek, një njohës evolucionar i neurologjisë në Xhorxhia, “Guineth College” në Laurencevill. “Por ka më shumë se sa të mesh një revistë Playboy, Maksim, ose FHM”, shprehet studiuesi duke sqaruar se është një proces i nevojshëm tek meshkujt dhe jo thjesht për qejf. Këto rezultate mund të ndihmojnë më tej për të kuptuar varësinë ndaj pornografisë dhe çrregullimeve të tjera, por edhe një provë shkencore e asaj që quhet “pabesi seksuale”.
Shkencëtarët zbuluan gjithashtu se ndryshimet në trupin e një gruaje, indeksi në masë ose BMI, një masë e zakonshme e yndyrës së trupit, prek zonat e trurit edhe nëpërmjet pamjes vizuale, duke shijuar madhësi dhe formë. Kjo mund të jetë dëshmi se yndyra e trupit femëror nuk mund të konsiderohet e bukur për meshkujt, sepse vetë truri i tyre nuk e lejon këtë. Megjithatë për femrat nuk është e mjaftueshme vetëm eleganca trupore. Nëse një trup është i bukur, shprehen studiuesit, ai mund të jetë edhe për një kohë dhe më pas partneri do të ndërgjegjësohej për vlerat e tjera, morale dhe shpirtërore.
Çfarë mendojnë femrat

Studimet e ardhshme do të mund të tregojnë edhe për efektin në tru që mund të kenë figurat tërheqëse për femrat. A janë edhe ato të pasionuara pas trupit të meshkujve apo më shumë ndillen nga trupat e femrave? “Platek shpjegon se femrat më shumë pëlqejnë trupin e femrave se sa të meshkujve, por arsyet nuk janë të ngjashme me arsyet e meshkujve. Në këtë rast, gjinia femërore përpiqet të përcaktojë se sa janë tërheqëse vetë, krahasuar me femrat e tjera dhe për të mbajtur larg femrat e “rrezikshme” për partnerët e tyre. Megjithatë, meshkujt për femrat nuk janë thjesht qenie të programuara për të përmbushur nevojat e tyre biologjike, por persona të cilët përshtatem më së miri me të gjitha dëshirat dhe mendimet. Fshehtësia e joshjes te femrat është e fshehur në gjenet e sistemit imunitar, i cili trashëgohet nga prindërit. Në fakt, falë këtyre gjeneve disa femra janë tërheqëse. Shkencëtarët nuk dinë sigurt, pse sistemi imunitar i femrave ka aq ndikim në suksesin e tyre me meshkujt, dhe po ashtu nuk dinë saktë nëse janë pikërisht gjenet ato që e bëjnë femrën të padëshiruar ndaj gjinisë së kundërt apo nëse mashkulli bëhet i padëshiruar nga femra që i ka këto gjene.

27 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›