E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi orientues per Provimin e Lirimit ne lenden e Gjuhes Shqipe



Ministria e Arsimit publikon zyrtarisht dy programet orientuese për Provimet e Lirimit, që janë: Gjuhë shqipe dhe Matematikë. Programet orientuese për Provimet e Lirimit kanë si qëllim të orientojnë punën e mësuesve, përgatitjen e nxënësve dhe hartuesit e testeve përfundimtare, për Provimet e Lirimit, në mbarim të arsimit 9-vjeçar, nëpërmjet përqendrimit në konceptet dhe shprehitë kryesore të mësuara gjatë viteve. Për rrjedhojë, në këto programe nxënësit e klasave të nënta në të gjithë vendin do të kenë mundësi të gjejnë temat kryesore ku duhet të përqendrohen, për t’u përgatitur në secilin prej dy provimeve. Gjatë punës për përgatitjen e nxënësve për Provimet e Lirimit është e rëndësishme që, herë pas here, mësuesi të zhvillojë testime të nxënësve të tij me teste që mund t’i hartojë vetë. Gjatë hartimit të tyre duhet mbajtur parasysh pesha për çdo linjë të përmbajtjes si edhe përfshirja e kërkesave të tre niveleve të vështirësisë në raportet 2:2:1 (duke filluar prej nivelit minimal). Dy ditë më parë, ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, vendosi datat e zhvillimit të Provimeve të Lirimit. Kështu, provimi i parë i Lirimit për klasën e nëntë, që është ai i lëndës Gjuhë shqipe dhe Lexim letrar, do të zhvillohet në datën 7 qershor 2010. Dy javë pas këtij provimi, nxënësit e klasës së nëntë do t’i nënshtrohen provimit të dytë dhe të fundit të Lirimit, në lëndën Matematikë, i cili do të zhvillohet në datën 19 qershor 2010.

27 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›