E Diel, 1 Nëntor 2026

"Raportet ndërkombëtare nuk ndryshojnë që prej pesë vitesh"

Edhe raporti i fundit i bërë nga një organizate ndërkombëtare "Frëdom House" e radhit Shqipërinë në të njëjtin nivel si 5 vite më parë. Çfarë është bërë gjatë këtyre 5-vjetëve? Jemi në vitin 2008 dhe akoma vendi ynë ndodhet në listën e vendeve me liri të kufizuar!

Në raport përmenden disa nga problemet më madhore që e shqetësojnë me të vërtetë vendin tonë, siç është korrupsioni i lartë dhe transparenca e ulët e qeverisë. Jo më kot, në raport përmendet edhe pavarësia e sistemit gjyqësor, sepse ai gjithashtu është nën "kthetrat e korrupsionit".

Për sa kohë që në vend nuk do të punohet seriozisht për të kryer reforma, ne do të vazhdojmë të mbetemi në listën e vendeve më të prapambetura. Është turp, që edhe Serbia që vjen pas kushedi sa luftërash, është radhitur në raport më lart se ne.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›