Raportet sekrete, Pentagon: Publikimi, akt kriminal

Senatorët amerikanë kërkojnë hetime për rrjedhjen e informacionit pas publikimit të mijëra dokumentave nga Wikileaks. Sipas Wall Street Journal, Pentagoni ka hedhur dyshimet se pas publikimit të dokumentave sekretë qëndron Bardley Manning, analist i ushtrisë amerikane. Burimet ushtarake amerikane vlerësojnë se do të duhen javë për të vlerësuar pasojat nga nxjerrja e rreth 91 mijë dokumentave sekrete ushtarake. Zëdhënësi i Pentagonit theksoi se po shqyrtohen dokumentat e bëra publike për të parë nëse ato shpalosin “burime apo metoda” që mund të rrezikonin forcat amerikane dhe ato aleate.
Ai e cilësoi nxjerrjen e dokumentave si “akt kriminal”. Shtëpia e Bardhë njoftoi se dokumentat bëjnë publike emra, operacione, dhe burime përfshi ato për luftën në Afganistan. Zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë Robert Gibbs tha se bërja publike e dokumentave ka potencialin që të behet shumë e rrezikshme për ushtrinë. Ndwrsa nga zyra e kryeministrit britanik David Cameron veprimi i Wikileaks u cilwsua për të ardhur keq. Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle deklaroi, se po shqyrtohet, nëse prej saj vjen ndonjë rrezik për ushtarët e Bundesverit.
Publikimi i disa dhjetëra-mijëra dokumenteve në internet tregon se lufta kundër talibanëve radikalë islamistë është më e rrezikshme nga sa konsiderohej deri tani dhe ka shkaktuar më shumë viktima civile. Gjithashtu fajësohet shërbimi sekret pakistanez, per bashkëpunim direkt me talibanët. Mësohet se dokumentat përfshijnë informacione për vrasje të paraportuara të civilëve afganë si dhe për operacione të fshehta të forcave speciale amerikane kundër talibanëve.
Një nga dokumentat flet për një takim të kryengritësve të ndjekur nga një zyrtar i lartë i shërbimit pakistanez të zbulimit, i cili punonte kundër forcave amerikane në Afganistan. Pakistani ka hedhur poshtë akuzat e i përshkroi këto dokumente si të pabaza.
Delina Bitraku