Ligji i SHISH, Majko: Shmangëm incidentin me NATO-n
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko deklaroi se nëse maxhoranca do të miratonte ligjin e Shërbimit Informativ të Shtetit, do të krijonte një incident me vendet e NATO-s. Ish kryeministri socialist duke folur në emisionin "Kontrast" të gazetarit Pandi Gjata, tha se opozita e kundërshtoi këtë ligj, pasi qeveria nuk u konsultua me NATO-n.
"Cështja e ligjit të SHISH nuk ka të bëjë me faktin e mandatit të këtij neni, apo atij neni. Ka të bëjë me një element shumë ekskluziv, të faktit, që qeveria shqiptare e ka për detyrim të konsultohet me NATO për cështje të sigurisë kombëtare. Nëse do të miratohej po ua them se do të bëhej një skandal, do të bëhej një incident në marrëdhëniet e Shqipërisë me NATO, por jo vetëm me NATO por edhe me shtetin mik dhe partnerin strategjik që kemi, SHBA-të", deklaroi Majko.
Lidhur me situatën politike, dhe negociatat pa sukses, por ende të pambyllura, zoti Majko thotë se cdo vonesë për gjetjen e marrëveshjes do ndikojë në cilësinë e zgjedhjeve të ardhshme vendore.
"është një vonesë e cila është kalkuluar më shumë nga maxhoranca se sa nga, le ta quajmë kështu, dëshira e opozitës për të bllokuar një histori negociate midis palëve. Ju e dini që po trokiti tetori, nëntori mbetet shumë pak kohë për të marr përsipër të zhvillosh një reformë zgjedhore pa të shtyrat e zakonshme të politikës që gjërat i zgjidh në momentin e fundit. Kjo do të sjellë përsëri një palë zgjedhje që do të nxisin thjesht me një cilësi të re traumën pasaardhëse të lëna nga zgjedhjet e rradhës", u shpreh Majko.
Duke u mbështetur te negociatat mes palëve, Pandeli Majko thotë se në tavolinë nuk po flitet vetëm për zgjedhjet e 28 qershorit, por dhe për reforma të tjera ku roli i opozitës është i nevojshëm. "Negociata në një plan më të gjerë për të diskutuar reforma të natyrave të tjera është mëse normale. Anormale do të ishte të negociohej thjesht për transparencën e zgjedhjeve", vijoi ai.
Taulanta Boja