E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti 2007, 16 zyrtare per ndjekje penale

Per vitin 2007, Inspektoriati i Larte i Deklarimit te Pasurive ka kerkuar ne prokurori ndjekje penale per 16 zyrtare. Kater prej te cileve fshehen pasurine dhe 12 se refuzuan te tregojne “xhepat”. Sipas kryeinspektores Fatmira Laskaj shume zyrtare ne harkun kohor te nje viti nuk kane respektuar afatin per deklarimin e pasurise. Per kete arsye sipas saj, 175 zyrtare te larte te shtetit u gjobiten me shuma nga 15.000-30.000 leke. Shume e cila shkon ne favor te shtetit. Jo pak probleme u raportuan se dolen me ligjin e konfliktit te interesave. Sipas kryeinspektores, 110 zyrtare u zbuluan per vitin e kaluar e kishin konflikt interesi me punen qe kryenin ne shtet. Pas ketij evidentimi, atyre u kerkua qe te heqin dore nga puna shteterore apo ajo private.

Duke vene theksin ne keto probleme, kryetarja kerkoi me shume bashkepunim me institucionet dhe drejtuesit e tyre per te luftuar fenomenin e konfliktit te interesave sipas ligjit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›