E Shtunë, 31 Tetor 2026

Struktura e re e policise, ne terren prej dy vjetesh

Me shume se dy muaj me pare, Drejtoria e Policise se Tiranes, ne kuader te struktures se re, beri shperndarjen e efektivave te Patrulles se Pergjithshme Speciale, ne komisariatet e saja. Keshtu me shume se 150 efektiva qe i merrnin urdhrat nga drejtoria e Tiranes, tani me, qe nga marsi i marrin urdhrat nga shefat e komisariateve. Dergimi i ketyre efektivave ne komisariatet e ndryshme te kryeqytetit, u be me qellimin per kontrollin me te mire te terrenit dhe minimizimin e ngjarjeve si dhe zbulimin e tyre. Nderkohe, nje tjeter detyre per Patrullat e Pergjithshme eshte edhe ajo e parandalimit te aksidenteve rrugore. Sipas te dhenave policore, qe nga muaji janar eshte kerkuar nga autoritetet shtimi i punonjesve te policise ne Patrullen e Pergjithshme me qellim parandalimin e aksidenteve. Keshtu, policia ka menduar per shtimin e patrullave te pergjithshme gjate 24 oreve, pasi sipas saj, puna e tyre ka ndikuar ne disa aspekte. Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit, njoftoi para pak ditesh se kane nisur regjistrimet per rekrute te rinj ne polici, te cilet do te kalojne ne Patrullen e Pergjithshme te Policise se Shtetit. Nese policia ka pasur makinat qe leviznin, gati gjysma e tyre nuk eshte ne gjendje pune, duke sjelle dhe minimizimin e levizjeve. Shume prej makinave te policise ndodhen ne servise, per tu rregulluar, por kjo gje ka kohe qe zgjat. Ne kete menyre eshte shkrire Reparti “Shqiponja” i autopatrullave te Drejtorise se Policise se Tiranes. Autopatrullat u shperndane komisariateve 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6 te kryeqytetit. Te njejtin fat kane pasur edhe rreth efektivet oficere dhe punonjes policie te patrullave te pergjithshme, te cilet i shkeputen varesise direkte te Policise se Qarkut dhe u shtohen organikave te 6 komisariateve te Tiranes.

Konkursi per police

Rreth 150 persona do te pranohen ne shkollen e policise, te cilet do te diplomohen gjashte muaj pas fillimit te shkolles. Pjesa dermuese e tyre do te nisin pune ne Tirane, nderkohe qe me kalimin e kohes pritet qe Patrulla e Pergjithshme te funksionoje edhe ne qarqet e tjera, ku do te shtrihet modeli amerikan i policimit ne komunitet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›