Raporti, 25% e shqiptarëve vuajnë nga problemet mendore
¼ e shqiptarëve vuajnë nga problemet mendore. Një shifër alarmante që tregon nivelin e lartë të depresivëve dhe skizofrenve në një vend si i joni ende në tranzicion. Të dhënat shqetësuese janë nga rezultati i një projekti, i nisur 11 vjet më parë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, e cila sipas ekspertëve nuk ka funksionuar si reformë .
Anastas Ruli, ekspert i shëndetit mendor thotë se sëmundje të tilla janë vështirë për tu zbuluar dhe ata që janë diganostikuar si të tillë vuajnë në psikiatri nga mungesa e barnave të rimbursueshme dhe shtretërit e pakët dhe të vjetëruar.
Edhe reforma që këta të sëmurë të trajtohen edhe në qendra komunitare nuk ka funksionuar.
Por për autoritetet e shëndetit mendor ndeshet një tjetër shqetësim. Ata thonë se ka vetëm të dhëna fiktive se sa pacientë dalin nga spitali psikiatrik, sepse një pjesë e madhe e tyre hynë në këtë vend vetëm për të marrë Kemp.
Ajo që do të quhej refomë sipas Rulit, do të ishte ngritja e shtretërve psikatrik edhe në spitalet e përgjithshme, mjekë profesionist dhe secila prefekturë në vend të ketë një pavion për të sëmurët mendor.