Qeveria greke, zotim me shkrim për masa shtrënguese

Kryeministri grek i tha kabinetit qeverisës se huadhënësit ndërkombëtarë kanë reaguar pozitivisht ndaj një letre të liderit konservativ të shtetit, e cila kërkon zhbllokimin e ndihmës financiare, citon agjencia e lajmeve Reuters një ministër që ishte i pranishëm në takimin e së enjtes.
Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë insistuar që të gjithë liderët partiakë në qeverinë e unitetit të Lukas Papademosit të dorëzojnë një zotim më shkrim për mbështetjen e masave të shtrënguara financiare nëse duan hua shtesë nga këta mekanizma.
Antonis Samaras, lideri i partisë konservatore Demokracia e Re, fillimisht refuzoi këtë kërkesë, por megjithatë dorëzoi letrën e kërkuar të mërkurën.
“Lukas Papademos tha se përmbajtja e letrës ishte e kënaqshme. Për momentin ka një përgjigje pozitive nga jashtë”, i tha ministri Reutersit në kushte anonimiteti.